970×90
970×90

Zgjedhjet e 24 majit të ‘92, LDK: Datë historike – Rugova, arkitekt i shtetësisë së Kosovës

Zgjedhjet e 24 majit të ‘92, LDK: Datë historike – Rugova, arkitekt i shtetësisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë kur janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, shënon një datë historike dhe, një nga momentet më të ‘‘rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë’’ së vendit.

Nga LDK është deklaruar se këto zgjedhje shënojnë edhe fillimin e një rrugëtimi drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.

Tutje, nga kjo parti theksohet edhe se, ish-presidenti Ibrahim Rugova, mbetet një figurë e pazëvendësueshme, prijës politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë.

Postimi i plotë i LDK-së:

ZGJEDHJET E PARA PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE

24 maji i vitit 1992 është një datë historike që shënon një ndër momentet më të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Në këtë ditë u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në një Kosovë të trazuar nga lufta, që po vinte pashmangshëm, por edhe e frymëzuar nga shpresa për një të ardhme të lirisë dhe pavarësisë.

Zgjedhjet e 24 majit përbënin jo vetëm një ngjarje të rëndësishme elektorale, por edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë e të vështirë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, me synimin për ta parë Kosovën një ditë si një shtet të pavarur dhe demokratik.

Ky proces shënoi gjithashtu ngjarjen historike të zgjedhjes së Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili si udhëheqës i Kosovës, u bë udhërrëfyes, misionar, duke udhëhequr me përkushtim dhe vizion një popull të tërë në rrugën e tij për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte, dhe mbetet, një figurë e pazëvendësueshme, një prijës shpirtëror dhe politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë dhe në kërkimin për njohjen ndërkombëtare.

Sot, përkujtojmë veprën e Dr. Ibrahim Rugovës, që me vizionin dhe angazhimin e tij, u bë arkitekt i shtetësisë së Kosovës dhe projektues i pavarësisë që gëzojmë sot.

Related posts