
Këngëtarët, Vjollca Haxhiu dhe Meda ishin mysafir në emisionin ‘n’Kosovshow’.
Të dy këngëtarët e suksesshëm të cilët njëherësh janë miq shumë të mirë kanë folur për karrierën e tyre të bujshme muzikore, shkruan lajmi.net
Meda poashtu diskutoj për kolegët e tij këngëtarë për të cilët thotë se nuk ndjen aspak xhelozi. Për xhelozinë dhe raportin që ka me gruan ka folur poashtu.
”Nuk besoj. Gruan e kam takuar duke e bërë këtë punë dhe jo në xhami. Ajo e di punën time në muzik”, ishte përgjigja e tij kur u pyet për Lulen dhe se a është xheloze.
Meda me shaka tha se është rrahur fizikisht me Sinan Hoxhën dhe Sinan Vllasaliun.
Këngëtari ndër të tjera zbuloi se gati për publikim shtatë këngë të reja, e projekti i tij i fundit ‘Falem’ i publikuar me videoklip para dy ditësh ka rezultuar me sukses të madh e kjo këngë erdhi nga Meda në duet me Vjollca Haxhiun.
Kjo e fundit para pak ditësh e ka publikuar edhe një këngë solo dhe ‘Ça ka ça s’ka’ u pëlqyr poashtu nga publiku./Lajmi.net/