970×90
970×90

Kryetari i PDK-së takohet me Këshillin Politik: Diskutim për sfidat politike dhe të ardhmen e Kosovës

Kryetari i PDK-së takohet me Këshillin Politik: Diskutim për sfidat politike dhe të ardhmen e Kosovës

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Këshillin Politik të partisë, të përbërë nga personalitete me përvojë të thellë politike dhe shtetërore. Në një periudhë të ndjeshme për vendin, ky takim u cilësua si një moment reflektimi dhe koordinimi për sfidat që e presin Kosovën, shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike, sfidat socio-ekonomike, zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Kryetari i PDK-së vlerësoi lart kontributin dhe ekspertizën e anëtarëve të Këshillit Politik, duke theksuar se prania dhe përkushtimi i tyre janë një aset i çmuar për partinë dhe vendin.

“Ndodhemi në një udhëkryq të rëndësishëm për Kosovën. Këshilli Politik është një burim i jashtëzakonshëm dijesh dhe përvoje, që ndihmon në orientimin e drejtë të qëndrimeve tona politike,” tha ai, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mendimet e ndara nga anëtarët e Këshillit.

Takimi u përmbyll me zotimin për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm në funksion të forcimit të pozicionit të PDK-së dhe përballjes me sfidat që e presin vendin në muajt në vijim.

Related posts