970×90
970×90

Osmani bashkë ne kryeministrin e Kroacisë kryesojnë tryezen e liderëve në Tiranë

Osmani bashkë ne kryeministrin e Kroacisë kryesojnë tryezen e liderëve në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani  bashkë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, bashkëkryesuan dje  tryezën e liderëve në Tiranë me temën “Një Evropa e hapur me kufij të sigurt”.

Osmani shkroi se në këtë tavolinë sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata.

“Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”. Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, shkroi Osmani.

Ditën e djeshme liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur sot në Tirën për Samiti e Komunitetit Politik Evropian.

Related posts