
Shqipëria të dielën e 11 majit, mbajti zgjedhjet parlamentare. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur menjëherë me procesin e numërimit të votave.
Deri tani kur po raportojmë (ora 13:20), janë numëruar 2192 kuti nga 5225 sa janë në total nga votimi brenda vendit, kurse nga votimi jashtë vendit janë numëruar 2010 zarfa nga 194 mijë e 889 në total.
Nga numërimi i këtyre kutive dhe zarfeve, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë bindshëm me 52.23% apo 300 mijë e 309 vota.
PS lë pas saj me 104 mijë vota diferencë, Partinë Demokratike e cila deri tani ka 34.28% apo 195 mijë e 993 vota.
Në vend të tretë renditet Partia Social Demokrate me 22 mijë e 516 vota apo 3.94%, ndërsa pas saj vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 19 mijë e 262 vota apo 3.37%.
Në vend të pestë qëndron Partia Mundësia me 15 mijë e 364 vota apo 2.69%.
Sipas projeksioneve të deritanishme PS pritet të ketë 83 mandate, PD 51, PSD 4, NISMA 1, Mundësia etj.