
Sot gjatë ditës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka vizituar familjen Maka për të shprehur ngushëllimet e saj pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe ish kryetarit të parë të LDK-së në Junik, Agim Maka. Shkruan Gazeta Projekti.
Gjatë vizitës së saj, Gërvalla ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes bashkëshortes, fëmijëve dhe miqve të Agimit, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm për komunitetin dhe vlerat që ai la pas. Ajo vlerësoi figurën e Makës si një njeri që i shërbeu vendit me përkushtim dhe dinjitet, duke u angazhuar në çështje të rëndësishme për shoqërinë.
“Agim Maka ishte një shembull i veçantë i përkushtimit ndaj vendit dhe komunitetit të tij. Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan punën e tij,” u shpreh Gërvalla gjatë ngushëllimit.