970×90
970×90

Scholz pasi e dorëzoi detyrën si kancelar: Ishte nderi i jetës sime, në demokraci postet jepen në afat të kufizuar

Scholz pasi e dorëzoi detyrën si kancelar: Ishte nderi i jetës sime, në demokraci postet jepen në afat të kufizuar

Ish-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë një postim pasi dorëzoi këtë detyrë, duke thënë se shërbimi ndaj Gjermanisë ishte dhe mbetet nderi i jetës së tij.

Scholz i ka falëndëruar të gjithë për fjalët vlerësuese që i ka pranuar sot në fund të mandatit si Kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë. Teksa Merzit i uron fat e suksese.

“Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime. Dëshiroj t’ju falënderoj për fjalët e shumta të vlerësimit që mora sot në përfundim të mandatit tim si Kancelari i nëntë e Republikës Federale të Gjermanisë. Një gjë është e qartë: në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese dhe fat. ka shkruar ai.

Ai është zotuar ta vazhdojë kontributin si deputet.

“Si anëtar i zgjedhur drejtpërdrejt i Bundestagut, pres me padurim të vazhdoj të përfaqësoj qytetarët e zonës sime në Bundestagun gjerman në të ardhmen”, ka thënë Scholz.

Related posts