
Një javë pa Ty-Agim!
Të beftit e lajmit vrau shkrimin për Ty.
E kujtimet…, kujtimet marrin kohë dhe nxjerrja e tyre nga mbamendja është krejt personale.
Dhimbjen për Ty atë ditë e pashë në sytë e të tjerëve.
Ma morën edhe t’imen…, ma sosën…
Një gjysëmjetë bashkudhëtimi nuk është pak, veçmas kur kjo udhë e gjatë është plot dramë.
Po shpalose plagët e saj, si meritë a mburrje, mbetesh i vogël…
Me të pathënat për Ty, se si kapuçonët e errësinës fikën dritat por jo dhe jetën tande, nuk due me ta lëndue fillin e përjetësisë e randue dheun mbi varr…
Se thellësitë janë ato që ruajnë thesaret e shtrejta nga drita e fortë dhe vapa mbytëse…
Agim!
Një shekull pune me ndershmëni, qëndresë dhe sakrificë supreme…
Të tillë do të kujtojmë përgjithmonë…
Pusho në paqe Miku im!