970×90
970×90

Juniku në mesin e komunave më të vlerësuara sa i përket transparencës

Juniku në mesin e komunave më të vlerësuara sa i përket transparencës

Transparometri i KDI’së

Komuna e Juniku është renditur në mesin e komunave më transparente në nivel të Kosovës bazuar në vlerësimin e bërë nga KDI me partnerët në kuadër të Transparometrit për vitin 2024.

Sipas publikimit të KDI-së, sa i përket transparencës në vitin e shkuar, Ferizaj, Gjakova, Lipjani dhe Prizreni janë renditur në vendin e parë me nga 95 pikë.

Me 92 pikë dhe 95.83%, Juniku në krye me Ruzhdi Shehun, sërish ka shënuar rritje në aspektin e transparencës komunale.

Transparometri për vitin 2024, sipas KDI-së, është rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të transparencës në institucionet lokale nëpërmjet 48 indikatorëve për periudhën janar – dhjetor 2024, ku të dhënat janë marrë nga ueb faqet zyrtare të komunave.

Related posts