
Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” janë ndërprerë sërish. Inspektorati për Trashëgimi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë përsëri në këtë shesh dhe ka vendosur shirita.
Aty janë parë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zyrtarë të Inspektoratit të Trashëgimisë si dhe zyrtarë policorë, teksa janë konfrontuar me deklarata.
Rama ka kërkuar vendim gjykatës për të vërtetuar se sipas tij, punimet po kryen në mënyrë të jashtëligjshme.
“Silleni vendimin e gjykatës që tregon se jemi jashtëligjshëm, ne i ndalim punët”- u shpreh Rama.
Rama pastaj ka thënë në Facebook se Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Kulturës po shfrytëzojnë Policinë e Kosovës.
Inspektorati konsideron se nuk janë marr pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore.