970×90
970×90

Komuna e Junikut organizon mbledhje komemorative për Agim Maken

Komuna e Junikut organizon mbledhje komemorative për Agim Maken

 

Komuna e Junikut me pikëllim të thellë njofton për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit dhe veprimtarit të nderuar, Agim Maka (07.05.1956 – 28.04.2025).

Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij të pasur, Komuna e Junikut organizon sot, më 29 prill 2025, në ora 12:00, një mbledhje komemorative në Sallën e Asamblesë Komunale në Junik.

Agim Maka do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike dhe institucionale të Junikut dhe më gjerë. Ai ishte një ndër figurat më të shquara që me përkushtim dhe integritet i shërbeu komunitetit dhe atdheut.

Familja Maka dhe Komuna e Junikut gjithashtu bëjnë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Junik, në lagjen Gacafer.

Në këto çaste të dhimbshme, Komuna e Junikut shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Maka, të afërmve dhe gjithë bashkëqytetarëve. Shkruan Gazeta Projekti.

Related posts