
Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri artistik që ngërthen emocione të thella dhe kujtime të forta historike. Kënga më e re e saj titullohet “Ushtet e shpëtimit” dhe vjen me tekst të poetit dhe autorit Ymer Hailaj, shkruan gazetaprojekti.com
“Ushtet e shpëtimit” është një himn i shpirtit kombëtar, një rrëfim i dhimbshëm, por krenar për sakrificat dhe betejat që kanë formuar identitetin tonë. Zëri karakteristik dhe plot emocion i Shkurte Fejzës i jep jetë fjalëve të Hailajt, duke krijuar një bashkëpunim artistik që prek zemrën e çdo shqiptari.
Teksti i këngës është i ngarkuar me simbolikë dhe mesazhe të forta patriotike, ndërsa muzika sjell një përzierje të motiveve tradicionale me një frymë moderne që i jep këngës një dimension të ri. Kjo këngë nuk është vetëm një projekt artistik, por një thirrje për kujtesë dhe reflektim, një zë që rikujton se liria ka emër, histori dhe zë – dhe ky zë është Shkurte Fejza.