970×90
970×90

Osmani: Kosova i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Papa Fraçeskut

Osmani: Kosova i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Papa Fraçeskut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së Papa Fraçeskut mëngjesin e së hënës, shkruan Reporteri.net.

Në “X”, Osmani ka shkruar se Papa Fraçesku ishte zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë.

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë.

Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani.

Papa Fraçesku vdiq në moshën 88 vjeçare.

Related posts