970×90
970×90

ZRRE fton mediat në takim, temë rritja e çmimit të energjisë

ZRRE fton mediat në takim, temë rritja e çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka ftuar mediat për sot në një takim, në të cilin do të diskutohen çështjet kryesore të procesit që ka të bëjë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të ZRRE-së, dërguar të premten, në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

Megjithatë, ZRRE-ja paralajmëron se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet.

Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.

Related posts