970×90
970×90

KQZ sot në ora 16:00 shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ sot në ora 16:00 shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Orën e këtij takimi e ka konfirmuar zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

Sipas rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosja mori mbi 396 mijë vota nga të gjitha kategoritë e votuesve dhe fitoi mbështetjen më të madh nga votuesit brenda dhe jashtë Kosovës. Kurti bëri një matje force në këto zgjedhje duke hyrë në garë në një situatë jo të mirë të marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe pa influencën e Vjosa Osmanit si kandidate.

PDK shpallet forcë e dytë me mbi 196 mijë vota të marra nga votuesit. Ajo siguron vendin e forcës së parë opozitare në vend duke mos ia dalë dot të rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.

Lidhja Demokratike e Kosovës rezulton forcë e tretë me mbi 171 mijë vota ndërsa koalicioni i Ramush Haradinajt arriti të marrë pak më shumë se 66 mijë vota.

Ndarja e mandateve

VV – 48 mandate

PDK – 24 mandate

LDK – 20 mandate

AAK NISMA- 8 mandate

Lista Serbe – 9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse.

Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

Related posts