970×90
970×90

Dy të vdekur nga akisdenti në fshatin Domorovc-Hodonovc

Dy të vdekur nga akisdenti në fshatin Domorovc-Hodonovc

vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.

Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.

Lajmi për Dukagjinin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK” ka thënë Emini duke shtuar se e lënduara e tretë që është dërguar në QKUK, është e lindur në vitin 2004.

Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin.

Related posts