970×90
970×90

Djali i Trumpit në Beogradë, çfarë po thonë serbët?

Djali i Trumpit në Beogradë, çfarë po thonë serbët?

Vizita e djeshme në Beograd e Donald Trump Jr., djalit të madh të presidentit Donald Trump, është cilësuar si avancim i pozitës diplomatike të Serbisë dhe afrimit me Washingtonin zyrtar.

Duke qenë vizita e tij e dytë në Serbi, Trumpi ‘riosh’ i ka dhënë ‘infuzion’ sidomos pushtetit të atjeshëm politik që është duke u përballur me protesta masive të studentëve—po të njëjtat nga estabilishmenti politik serb po portretizohen si të nxitura nga jashtë.

Megjithëse nuk është zbardhur e gjithë agjenda e vizitës së tij, ka mundësi, siç zbardhin disa medie serbe, që ajo të jetë e lidhur me planet e familjes Trump, më saktë më paralajmërimin e dhëndrit të presidentit për të ndërtuar një hotel në Beograd.

Deri më tani, administrata e re në Shtëpinë e Bardhë nuk e ka përmendur fare Serbinë e as lidhjen me të, përveçse në kontekstin e shkurtimit të fondeve dhe programeve të USAID-it.

Në anën tjetër, qeveria serbe është duke shtyrë përpara draft ligjin për miratimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Strategjik me ShBA-në në lëmin e energjetikës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq citohet të ketë thënë se vizita e Trump juniorit në Serbi është një momentum për një fillim të mbarë marrëdhëniesh me administratën e re amerikane.

Duke folur në një program të mëngjesit në TV Pink, ai ka theksuar se kontaktet e drejpërdrejta me administratën e re janë resurs serioz për Serbinë në marrëdhëniet komplekse gjeopolitike.

“Kjo është arsyeja pse jam i lumtur që djali i Donald Trumpit, i cili vetë është tejet aktiv politikisht, ka ardhur në vendin tonë. Mendoj se është një momentum për një fillim të shkëlqyer marrëdhëniesh me administratën e re”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Serbia prej vitesh ka investuar me të madhe për ta përmirësuar rolin e saj në Washington.

Kujtojmë këtu që, prej vitit 2020, kryeministri Albin Kurti, në të dyja mandatet e tij, është konfliktuar keq fillimisht me administratën e parë të Trumpit, më pas me administratën e Bidenit dhe tash përsëri me atë të Trumpit.

Kundër Kurtit janë kthyer emra të njohur të administrates së re, përfshirë Richard Grenell si dhe Donald Trump Jr.

Related posts