970×90
970×90

Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Herolinda Murati-Leka ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita.

Përmes një njoftimi në proflin e saj zyrtar të Facebook-ut, Murati-Leka e ka paraqitur dorëheqjen e saj për arsye të shumta institucionale, etoke dhe morale të cilat, sipas saj, e kanë bërë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të ushtrimit të funksionit të saj.

Në letrën e dorëheqjes thuhet se, Murati-Leka është përballur me veprime të papranueshme dhe të pashembullta në një institucion publik.

“Persona të pautorizuar dyshohen se kanë hyrë në zyrën time kur unë nuk kam qenë në ambientet e punës. Ky akt është një mesazh i qartë i pasigurisë institucionale dhe një tentativë për të më treguar se nuk jam e dëshiruar në këtë qeverisje komunale”, ka shkruar Murati-Leka.

Tutje, ajo thekson se për këto dhe për shume arsye të tjera, ka marrë vendim për dorëheqje, e bindur se në një ambient të tillë nuk mund të kontribohet në mënyrë profesionale.

Related posts