970×90
970×90

Hysen Çekaj: VV kërkuan të isha pjesë e listës së tyre, sot janë organizuar për të baltosur emrin e familjes time

Hysen Çekaj: VV kërkuan të isha pjesë e listës së tyre, sot janë organizuar për të baltosur emrin e familjes time

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Hysen Çekaj ka reaguar pas akuzave të shumta nga Vetëvendosje për manipulim të votave me postë.

Në një postim të bërë në rrjete sociale, Çekaj shkroi se VV i kishte kërkuar të bëhet kandidat për deputet, ndërsa sot, sipas tij, po organizohen të baltosin emrin e familjes së tij.

Ai thotë se kërkesën e kishte refuzuar, pasi “kam lindur në LDK”.

“Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra, Ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare”

“Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet! Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin”, shkruan Çekaj në Facebook.

Related posts