
Një aksion kundër fajdes është duke u zhvilluar në Prizren.
Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Ai tha se ky aksion është vazhdimësi i një rasti tjetër.
“Është një aksion kundër fajdes, vazhdimësi e një rasti të mëhershëm që e kemi pasë dhe i kemi arrestuar sot edhe dy persona”, tha ai.
Kryeziu shtoi se janë sekuestruar dy automjete, dy armë, para të gatshme dhe prova materiale.