970×90
970×90

Haradinaj: Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë

Haradinaj: Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Haradinaj ka thënë se nga ky rezultat është zhgënjyer dhe se e kanë përjetu shumë rëndë.

“Rezultati për mua është zhgënjyes, e kemi përjetu shumë rëndë. Asnjëherë nuk kemi besu që nën 10-12 për qind s’do të jemi. Kemi punu shumë, kanë punuar strukturat, ka qenë një punë e madhe. Tani pse është kështu? Për besë pak vështirë. Mund të thuhet kemi dal shumë përball kësaj qeverie, me një qasje direkte, me siguri edhe kundërgoditjet kanë qenë direkte ndaj nesh.” – ka thënë Haradinaj në Pressing në T7.

Related posts