970×90
970×90

Fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Istog e Rahovec

Fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Istog e Rahovec

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

Siç njofton KQZ, mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit. Ndërkaq, siç bëhet e ditur gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;

12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;

13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i numërimit të votave do të zgjasë dhjetë ditë deri në dy javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe me pa edhe atje se si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjasë procesi i numërimit, por e përafërt do të jetë 10 ditë deri në 2 javë”, tha ai.

Related posts