970×90
970×90

DnV-ja tregon se sa gjatë do të duhet për numërimin e të gjitha votave, flet edhe për ndërhyrjet e vëzhguesve

DnV-ja tregon se sa gjatë do të duhet për numërimin e të gjitha votave, flet edhe për ndërhyrjet e vëzhguesve

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur për procesin e numërimit të votave dhe shpejtësinë me të cilën janë duke u numëruar votat për kandidatët për deputetë.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Cakolli ka thënë se me këtë tempo me të cilën janë duke u numëruar, procesi do të zgjasë të paktën edhe dy javë.

Ai ka thënë se në qendrën e numërimit në Prishtinë për tetë orë punë janë numëruar vetëm dhjetë kuti.

“Tempoja e punës është e ngadalshme nga ora 16 deri në 12 të natës, në 12 tavolina të votimit në Prishtinë janë numëruar vetëm 10 kuti”, ka thënë Cakolli.

“Vetëm në Prishtinë janë mbi 220 vendvotime, mund të na duhen të paktën edhe dy javë, pa llogaritur vendimet potenciale të PZAP-së që janë të mundshme për shkak tëdallimeve në vota, për shkak të rinumërimit të tyre”, ka theksuar ai.

Sipas tij këto vonesa po ndodhin edhe shkaku i ndërhyrjeve nga vëzhguesit, duke përmendur rastin e së martës kur një vëzhgues i VV-së insistonte se një votë ishte e pavlefshme, ani pse ajo ishte e vlefshme.

“Procedura e verifikimit dhe lejimi i ndërhyrjeve nga vëzhguesve, të njëjtit janë në presion dhe detyrohen t’i rinumërojnë votat”, ka thënë ai.

Related posts