970×90
970×90

Nesër bllokohet rruga Kijevë-Dollc, shkak i punimeve në rrugë

Nesër bllokohet rruga Kijevë-Dollc, shkak i punimeve në rrugë

Të enjten do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Si shkak i punimeve rrugore, do të minohet pjesa shkëmbore në anën e majt në segmentin Kijevë-Dollc.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri nē pastrimin e rrugēs.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se nesēr më 13.02.2025( E enjte), në trasen e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.7  i masave shkëmbore nga ana e majtē e rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor:  15.00 deri nē pastrimin e rrugēs.

Related posts