970×90
970×90

Haradinaj: Po manipulohen rezultatet zgjedhore, kërkojmë masa e hetime të menjëhershme

Haradinaj: Po manipulohen rezultatet zgjedhore, kërkojmë masa e hetime të menjëhershme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për here të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orësh, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti edhe p kapje të Komisionit Qendror t Zgjedhjeve.

Ai ka thënë se raportimet që po i marrin nga terreni “dëshmojnë për një skemë të organizauar të manipulimit të rezultateve zgjedhore”, duke shtuar se do të përdorin të gjithë mekanizmat për tëmbrojtur integrite e processit zgjedhor. Haradinaj ka kërkuar nisjen e hetimeve urgjentisht.

“I bej thirrje institucioneve të drejtësisë që me urgjencë të marrin masa dhe të hetojnë manipulimet e deritashme dhe të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të procesit”, përfundon postimi i tij.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, apo 2 mië e 522 kutive nga 2 mijë e 533i kut sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendor të Zjedjedhjeve të përditësu naraë ora 18:32.

Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.

Related posts