970×90
970×90

“Çfarë hajvanë”, Financial Times shkruan se si Kurti i ofendoi e përçmoi opozitën në natën e zgjedhjeve

“Çfarë hajvanë”, Financial Times shkruan se si Kurti i ofendoi e përçmoi opozitën në natën e zgjedhjeve

Mediumi i njohur britanik “Financial Times” ka shkruar për fyerjet e kryeministrit Kurti kundrejt opozitës në natën e zgjedhjeve në Kosovë.

Financial Times shkruan se partia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti do të detyrohet të kërkojë partnerë të koalicionit pasi nuk arriti të fitojë shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi i vogël ballkanik përpiqet të riparojë lidhjet e prishura me perëndimin.

Ngërçi do të thotë që secilit grup do t’i duhet tjetrit – ose një grumbull forcash të vogla dhe përfaqësuesish etnikë – për të formuar një kabinet qeverisës, thuhet tutje në artikull.

Perspektiva e një administrate më pro-perëndimore do të mirëpritet nga aleatët të cilët e shohin nacionalizmin në rritje të vendit nën Kurtin si një kërcënim për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por Kurti pati një ton sfidues dhe festues të dielën vonë në mbrëmje, vijon artikulli.

Aty përmendet termi “hajvanë” me të cilin Kurti iu drejtua kolegëve të tij opozitarë.

“Ju i patë gënjeshtrat që thanë [partitë opozitare]. Ata thanë se buxheti i shtetit do të jetë më i madh se GDP. Çfarë hajvanë!” tha ai në një paraqitje në Prishtinë, duke përdorur një term nënçmues, thuhet në artikullin e gazetës britanike.

“FT”  tutje tregon se kjo është fjalë shqipe për kafshë dhe se përdoret si term nënçmues.

Related posts