
Deri në orën 11:00, në komunën e Junikut kanë dalë në votime 408 qytetarë nga gjithsej 5,292 votues të regjistruar, që përkthehet në një pjesëmarrje prej rreth 7.7%, shkruan Gazeta Projekti.
Këtë e ka konfirmuar për portalin online Gazeta Projekti, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në këtë komunë, Zyrtari Ekzekutiv i Komisionit Komunal te Zgjedhjeve ne Junik!, Xhavit Gaxherri.
Procesi i votimit po vijon pa ndonjë problem të raportuar deri më tani, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Përditësime të mëtejshme mbi pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen e procesit do të publikohen gjatë ditës.