
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Abdixhiku, i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë masive.
“Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë ftojë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të tyre dhe Republikës së Kosovës.
Gjithashtu i uroj të gjithë votuesit që për herë të parë japin votën e tyre”, tha Abdixhiku.