![37-shi i AAK-së, Ukë Blakaj pritet ngrohtësisht në Gjilan, mbështetje e madhe për AAK-në](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0148.jpeg)
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ukë Blakaj, ka zhvilluar një takim në Gjilan, ku është pritur me entuziazëm nga strukturat e partisë dhe qytetarët e kësaj komune. Shkruan Gazeta Projekti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blakaj ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen që i është bërë nga kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, si dhe nga Bekim Ukshinaj, Ilmi Mustafa, Enver Maksutaj dhe shumë mbështetës të tjerë.
Ai ka theksuar se përkrahja për Aleancën dhe për kandidaturën e tij po rritet gjithandej Kosovës, duke shprehur falënderime për të gjithë ata që po e mbështesin në këtë garë zgjedhore.
AAK po vazhdon aktivitetet e saj në terren, me synimin për të forcuar prezencën dhe ndikimin e saj politik në të gjitha komunat e vendit.