Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se është përuruar nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se prej tash ky nënstacion do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë.
“Më 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gur-themelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth”, ka shkruar Kurti.