970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Posta ua ndan nga 100 euro bonus punëtorëve, dy ditë para zgjedhjeve

Posta ua ndan nga 100 euro bonus punëtorëve, dy ditë para zgjedhjeve

Posta e Kosovës ka marrë vendim që punëtorëve që kanë marrëdhnie të rregullt dhe aktive në këtë ndërmarrje publike, t’u jap një bonus prej 100 eurove.

Bonusi sipas vendimit i cili është marrë në mbledhjen e datës 23.01.2025, iu ka dalë punëtorëve me pagat e muajit janar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 09.02.2025.

Portali Kallxo.com e ka publikuar sot vendimin e marrë nga bordi.

Në dokumentin e publikuar nga portali, thuhet se vendimi u mor pas rekomandimit të Kryeshefes Ekzekutive, Nora Rraci.

“Pas shqyrtimit të zhvillimeve pozitive në ndërmarrje, progresit të arritur deri më tani dhe proceseve që pritet të realizohen në të ardhmen si dhe duke marrë parasysh faktorët e tjerë të rëndësishëm si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, Kryeshefja Ekzekutive e ndërmarrjes propozoi dhënien e një bonusi për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes”- thuhet në vendim

Gjithashtu në po të njëjtin dokument përmendet edhe fakti se ky bonus ka për qëllim edhe motivimin dhe angazhimin e punëtorëve të Postës së Kosovës.

Related posts