970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Postimet e mbështetësve në Facebook e flamuri i partisë në oborrin e shkollës, PDK gjobitet me 16 mijë euro e AAK me 2 mijë

Postimet e mbështetësve në Facebook e flamuri i partisë në oborrin e shkollës, PDK gjobitet me 16 mijë euro e AAK me 2 mijë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba të reja ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Gjoba e shqiptuar ndaj PDK’së është 16 mijë euro, e ndaj AAK’së 2 mijë. Të gjitha ankesat kanë qenë nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Me 16 mijë euro euro është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës, pas  katër ankesave të dorëzuara nga Vetëvendosja në PZAP. Të gjitha ankesat kanë qenë për postimet në Facebook të katër personave, që VV ka pretenduar se janë mbështetës të PDK’së.

Në përgjigje ndaj ankesës, PDK ka thënë se garanton se personat të cilët janë objekt i kësaj ankese nuk janë pjesë e strukturave partiake dhe nuk përfaqësojnë këtë subjekt.

PZAP në vendim ka konstatuar se këto pastime përbëjnë shkelje të rregullave zgjedhore.

“Paneli, pas shikimit të shkresave të lëndës të ofruar si provë materiale, konstatoi se postimi dhe përdorimi i kësaj gjuhe nga simpatizantët e subjektit politik të PDK’së, Agim Spahiu, Mentor Gecaj, Nexhmi Muçiqi dhe Blend Zymi, në kuadër të fushatës zgjedhore, konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore ka për qëllim të krijojë një lidhje negative ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe krijoj atmosferë tensioni dhe përçarje”, thuhet në vendimin e PZAP.

PDK detyrohet ta paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Edhe gjoba në vlerë prej 2 mijë euro që është shqiptuar ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vjen pas ankesës së VV’së.

Kjo parti në ankesën e saj ka pretenduar se me 2 shkurt, në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Shtime, kanë identifikuar flamurin e AAK’së.

Në përgjigje për këtë ankesë, AAK ka thënë se flamuri është vendosur aty gjatë kohës sa ky subjekt ka mbajtur tubim politik aty dhe se ka shërbyer si orientim për pjesëmarrësit për lokadcionin ku po mbahet tubimi dhe se pas përfundimit të tubimit, flamuri është larguar.

Në vendimin e PZAP thuhet se Paneli në mënyrë të padyshimtë ka konstatuar se AAK ka përdorur institucionin publik, konkretisht oborrin e shkollës.

Related posts