Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video mesazh ka përkrahur kandidatin për kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku.
Në këtë video adresim, Weber ka thënë se këtë të diel populli i Kosovës duhet të zgjedh në mes të ngecjes në vend, apo lëvizjes përpara.
Prandaj, Weber thotë se është vetëm një lider që i cili ka integritet dhe vizion për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
‘’Ai është partneri dhe miku ynë për një kohë të gjatë. Lumiri nuk është një politikan i cili flet me slogane të zbrazëta. Ai është një lider i cili e kupton peshën e përgjegjësisë, i cili e di se të udhëheqësh kërkon të punosh fort, reforma serioze dhe një përkushtim tëthellë ndaj popullit. Nën udhëheqjen e tij, partia anëtare e EPP-së sonë, LDK-ja, e ka ndërtuar një plan të qartë dhe ambicioz për gjeneratën e ardhme’’, ka thënë Weber.
Ai tutje thotë se është momenti i Kosovës ta zgjedh shpresën mbi zhgënjimin, dhe të zgjedh veprimin mbi arsyetimet.
‘’Unë qëndroj me Lumirin, dhe ekipin e tij të shkëlqyeshëm në LDK, sepse Kosova e meriton një udhëheqësi e cila jep rezultat’’, ka shtuar ai.