970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Imri Ahmeti: Lipjani i fitoreve të LDK-së

Imri Ahmeti: Lipjani i fitoreve të LDK-së

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të madhë në Lipjan.

Ahmeti përmes një postimi në facebook është shprehur se sonte miijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.

Ndërsa theksoi se Lipjani ka dëshmuar që ndryshimi është i mundur

“Në këtë tubim madhështor në Lipjan, jemi bashkuar si një familje e madhe që beson në demokracinë, në punën e ndershme dhe në qeverisjen që i shërben qytetarëve.

Sonte miijëra qytetarë entuziastë dëshmuan që Lidhja Demokratike e Kosovës është garancë për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.

Bashkë me Kryeministrin në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, njeriun që me guxim dhe vizion po i prin uraganit të ndryshimit, në palestrën e re sportive në Lipjan, u bashkuam për ta rikthyer Kosovën në rrugën e drejtë.

Lipjani ka dëshmuar që ndryshimi është i mundur. Lipjani ishte, është dhe do të jetë bastioni i ndryshimit dhe i shpresës për gjithë Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Imri Ahmeti kandidon me numër 7.

Related posts