970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:00 si pasojë e një aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tre të tjera të parkuara në rrugën “B”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e njëjta ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete 4 prej tyre në lëvizje dhe 3 të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën”B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara).
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.

Related posts