Fatos Islami përfaqësues nga kompania e “Elkos Group”, ka thënë se dënimi prej 1.3 milion euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk qëndron pasi që kompania ku ai punon i ka kryer të gjitha detyrimet të cilat janë paraparë në kontratë për punëtorët e “Famipes”.
Në një konferencë për media në Islami ka thënë se kompania e tij nuk është në dijeni se ki i ka gjetur ato të dhënë AKP.
“E kemi raportin gjashtë mujor mbi shitjen që ja kemi jep AKP-së. Nuk e di ku i kanë gjetur, çfarë baze kanë gjetur, por po presim me marrje të vendimeve ta shohim se ku e kanë bazuar ata dënimin që na e kanë dhënë neve”, ka thënë Islami.
“Janë kanë dy kushte, ka qenë kontratë ka qenë ruajta e aktivitetit për tri vitet e ardhshme dhe pajisjet të mos dislokohen. I gjithë dokumentacioni ekziston këtu. Pastaj i kemi dëshmitë e korrespodencave me blerësit që janë bërë gjatë gjithë kohës. I kemi pagesat e punëtorëve ku i kemi paguar punëtorët e “Famipes”, do të thotë që është bërë lidhshmëria ata kanë qenë punëtor të “Famipes” automatikisht kanë kaluar me kontratën e re si punëtor tanë. Janë pagesat që janë paguar punëtorët, i kemi paguar kontributet e tyre. Dy detyrime kontraktuake kanë qenë si pjesë e veçantë e kontratës, ka qenë shtojca B, do të thotë ka qenë ruajtja e aktivitetit për tri vitet e ardhshme dhe ka qenë pajisjet të mos dislokohen. Ne të dyja i kemi përmbushur dhe i kemi të dëshmuara me fatura, me punëtorët që janë paguar, me përpunim e kemi mbajtur aktivitetin dhe jo vetëm tri vjet po kemi vazhduar edhe dy vite mbasi që e kemi pasur debatin. Të gjitha janë të dëshmuara, ka thënë Fatos Islami.
Kompania e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi “Elkos-Group” është dënuar nga Agjensia Kosovare e Privatizimit, me gjobë prej 1 milion e 300 mijë euro, shkruan Insajderi.
Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyrë AKP-në të marrë këtë vendim. Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.
“Bordi mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale” thuhet në njoftimin e AKP-së.
Biznesmeni Kelmendi, që tash është deputet i LDK-së, në vitin 2011 bleu nga Agjencia Kosovare e Privatizimit Fabrikën “Famipa” në Prizren, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë, shkruan Insajderi.
Fabrika “Famipa”, në Prizren kaloi në duart e Kelmendit, tregtarit të fuqishëm që zotëron edhe ETC-në, zingjirin e madh të marketeve që shtrihet anëmbanë Kosovës dhe në rajon, përkatësisht në Shqipëri e Mal të Zi.
AKP-ja, bazuar në kontratat e privatizimit, ruan të drejtën që të ndëshkojë blerësin financiarisht nëse gjatë këtyre tre vjetëve nuk arrin të përmbushë kontratën. /Insajderi.com