970×90
970×90
970×90
970×90

MIKU I PRESIDENTIT TRUMP FLET PËR VRASJEN MIZORE TË AVOKATIT KELMENDI DHE DJEMVE TË TIJ

MIKU I PRESIDENTIT TRUMP FLET PËR VRASJEN MIZORE TË AVOKATIT KELMENDI DHE DJEMVE TË TIJ

 

“Me 24 Mars të vitit 1999, policët serbë kanë hyrë në shtëpinë e Bajram Kelmendit, i kanë marrë dy djemtë e tij dhe i kanë dërguar në një pikë karburanti në mes të natës. Policët e kanë detyruar Bajramin që ta mbaj një revole, t’u drejtojë fëmijëve të tyre dhe ti vras ata”.

 

Miku i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jonny Daniels ka rrëfyer historinë e dhimbshme të vuajtjeve që kanë përjetuar kosovarët gjatë luftës së fundit nga regjmi shovinist serb.

Daniels ka folur për 24 marsin e vitit 1999, kur policia serbe kishte vrarë avokatin, Bajram Kelmendin bashkë me dy djemtë e tij Kushtrimin e Kastriotin, shkruan Insajderi.

Ai ka qenë i pranishëm në Kosovë, dhe historinë e tmerrshme të gjenocidit dhe vrasjen mizore të Kelmendit dhe djemve të tij e ka rrëfyer para varrezave të tyre. Duke kujtuar se Kelmendi ka qenë njëri nga kontributëdhënësit e mëdhenj të shtetndërtimit dhe lirisë së Kosovës.

“Njëra nga aspektet të udhëtimit tim në Kosovë ka qenë për të kuptuar tragjedinë, dhe ligësinë që kanë përjetuar popullata e shqiptarëve të Kosovës, dhe menjëherë pas meje është vendi ku është varrosur njëri nga kontributdhënësit e shtet-ndërtimit, dhe lirisë së saj, Bajram Kelmendi”, është shprehur Daniels.

Ai ka kujtuar se ish avokati Kelmendi ka ndihmuar shqiptarët, të cilët janë përndjekur politikisht nga regjimi serb në seancat gjyqësore, duke i përfaqësuar shqiptaret në gjyq, për padrejtësitë që u bëheshin atyre.

“Bajram Kelmendi është varrosur këtu së bashku me dy djemtë e tij, Kushtrimin dhe Kastriotin. Ai ka qenë i njohur për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë dhe regjion, në një kohë kur Serbia nën regjimin e Slobodan Millosheviqit e kishte kontroll në këtë regjion. Ai si aktivist ka ndihmuar shqiptarët, të cilët janë përndjekur politikisht nga regjimi serb në seancat gjyqësore, duke i përfaqësuar shqiptaret në gjyq, për padrejtësitë që u bëheshin atyre”, ka thënë ai.

Miku i Trump ka kujtuar vrasjen e tmerrshme që i është bërë Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, kur policët serbë  e kanë detyruar Bajramin që ta mbaj një revole, tu drejtojë fëmijëve të tyre dhe ti vras ata.

“Me 24 Mars të vitit 1999, policia serbe kanë hyrë në shtëpinë e Bajram Kelmendit, i kanë marrë dy djemtë e tij dhe e i kanë dërguar ata në një pikë karburanti në mes të natës. Policët e kanë detyruar Bajramin që ta mbaj një revole, tu drejtojë fëmijëve të tyre dhe ti vras ata. Normalisht që ai ka refuzuar kategorikisht që ti vras fëmijët e tij, kështu që policia serbe tmerrësisht i kanë vrarë dy djemtë e tij para syve të prindit, më pastaj edhe atë” është shprehur ai.

“Imagjinojeni horronin dhe ligësinë e kësaj ngjarje. Vetëm 19 vite më parë që ndodhur kjo. Pas vrasjes një pikëllim i madh ka rënë aty. Më pastaj trupat e tyre janë marrë dhe janë varrosur në këtë vend ku jemi duke qëndruar. Por kur flasim për ligësi, dhe mundohemi të mësojmë nga e kaluara dhe gjithsesi se duhet të mësojmë edhe nga këso lloj ngjarjesh. Ne duhet të shikojmë kombe të reja si Kosova që kanë përjetuar persekutime, dhe ne si hebrenj, kemi përgjegjësinë që të përballemi me nocionin “kurrë më”. Dhe “kurrë më”, sepse kjo nuk është vetëm për ne, Izraelin e Iranin, por për tërë botën. Dhe veçanërisht për një vend si Kosova, ku shumë ligësi kanë ndodhur nga aq njerëz të ligë. Fatkeqësi të tilla na bëjnë të kuptojmë se sa të keqi mund të jenë njerëzit”, është rrëfyer ai.

Daniels ka thënë se sot është brenda një kohe shumë të shkurtër është transformuar ky vend. Ai ka shtuar se përreth neve dhe të gjithë kemi përgjegjësinë të sigurohemi që këto tregime të dëgjohen dhe të sigurohemi që si familja e Bajram Kelmendit kurrë mos të harrohen. Dhe këto tregime të qëndrojnë dhe të mësojmë nga to dhe ti luftojmë këto ligësi njerëzore.

“Ndërsa po të vini sot në Prishtinë është një perspektivë tjetër, brenda një kohë shumë të shkurtër si është transformuar ky vend. Dhe e mira që mund të del nga ligësia vërtetë, për mua ka qenë një eksperiencë e fasionuar këtu. Dhe një eksperiencë që kam dëshirë të thellohem më shumë në detaje, sepse tregimet për gjenocidin dhe ligësinë, janë fatkeqësisht përreth neve dhe të gjithë kemi përgjegjësinë të sigurohemi që këto tregime të dëgjohen dhe të sigurohemi që si familja e Bajram Kelmendit kurrë mos të harrohen. Dhe këto tregime të qëndrojnë dhe të mësojmë nga to dhe ti luftojmë këto ligësi njerëzore. Në mënyrë që asnjëherë që diçka e tillë të mos ndodhë asnjëherë. “Kurrë më” është “kurrë më” për çdo njeri në çdo kohe dhe ne të gjithë duhet të ngritkemi kundër këtyre mizorive”, ka përfunduar Jonny Daniels. /Insjaderi.com

Video Player

00:00
04:05

Related posts