Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në sektorin publik, saktësisht 55 euro rritje, shkruan Reporteri.net.
Murati ka thënë se 55 eurot të tjera do të shtohen nga muaji korrik.
“Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot. Dhe faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”, ka shkruar Murati.
Vendimi për rritjen e pagave ishte marrë në fund të tetorit 202