970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje në Bon Vivant dënohet me dy vjet burg për armëmbajtje pa leje

Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje në Bon Vivant dënohet me dy vjet burg për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Andi Pajazitin nga akuza për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” lidhur me rastin e vrasjes së gushtit të vitit 2023, në lokalin “Bon Vivant”, derisa e ka shpallur fajtor dhe dënuar me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i trupit gjykues tha se veprimet e Pajazitit ishin në kuadër të mbrojtjes.

“Lirohet nga ky dispozitiv i aktakuzës sepse ka rrethana që e lirojnë nga përgjegjësia penale, përkatësisht veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”, ka deklaruar gjyqtari.

Ndërkohë për armëmbajtje e ka dënuar me dy vjet burgim.

“Gjykata konform dispozitave ligjore i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, që do të ekzekutohet brenda 15 ditëve”, tha gjyqtari.

Aktakuza ndaj Pajazitit ishte nveprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore”gritur më 21 qershor 2024. Pajaziti ngarkohej për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Për këtë rast ishte i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

Policia e Kosovës kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që kishte ndodhur në këtë lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.

Related posts