Kandidati i AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u ndalur këtë herë në fshatin Nepole të Pejës, shkruan Gazeta Projekti.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar mbështetjen e madhe që ka marrë nga banorët e këtij rajoni, të cilët, sipas tij, historikisht kanë treguar përkushtim ndaj çështjeve kombëtare.
“Sonte me banorët e Nepoles diskutuam për një të ardhme më të mirë, diskutuam për ndryshime, për Kosovën Fituese,” ka shkruar Ahmetaj, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në procesin zgjedhor. Ai ka shtuar se banorët e Lugut të Baranit, ku përfshihet edhe Nepole, kanë qenë gjithmonë në mbështetje të AAK-së dhe Ramush Haradinajt, si në kohë lufte ashtu edhe në paqe.
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, Ahmetaj ka bërë thirrje për përkrahje ndaj Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, duke theksuar se synimi i tyre është fitorja për të gjithë qytetarët.
“Votoni 137 për Kosovën Fituese. Votoni Ramush Haradinaj nr. 1. Votoni 109 Ramush Ahmetaj,” ka përfunduar ai.