
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, gjeneral Rrahman Rama, është shprehur i bindur se mbështetja për partinë e tij po rritet çdo ditë, ndërsa Mitrovica tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj.
“Ky tubim madhështor është konfirmimi se e gjithë Kosova mezi po pret 9 shkurtin, për ta vulosur fitoren tonë!” tha Rama, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe.
Ai garon me numrin 7 në listën e PDK-së. #Rr7 #PDK131