Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit me plot entuziazëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar simpatizantët për përkrahjen “e jashtëzakonshme.”
“Ora 22:00. Dhe kështu u pritëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës! E jashtëzakonshme! Fitore; asgjë më pak! LDK në këmbë. LDK dhe populli janë një! Llap, të faleminderit, që na pret kështu gjithnjë!” – tha ai.