Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë zgjuar interes edhe në Gjermani. Politikani gjerman i CDU, Peter Beyer i tha ‘Berliner Zeitung’ se kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është lider i vërtetë politik.
Mes tjerash, Beyer e vlerësoi Abdixhikun edhe si njeri me vizion realist.
““E njoh Lumir Abdixhikun prej shumë vitesh dhe kam bashkëpunuar me të me sukses brenda familjes së PPE-së të partive konservatore evropiane”, tha Beyer.
Tutje, Beyer thotë se Abdixhiku është lider i vërtetë dhe me përvojë.
“Ai dallohet si një lider politik i ri, por me përvojë dhe i vërtetë. Ai është një njeri me një vizion realist: ai e kupton se reformat strukturore janë urgjentisht të nevojshme”, shtoi politikani i CDU’së.