Ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me kolegë deputetë dhe kandidatin për deputet, Ukë Blakaj, vizitoi familjen Blakaj, një nga familjet e mëdha të Ukë Murateve, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmin e bëri të ditur Labinot Blakaj, i cili tha se për ta ishte një nder të prisnin Haradinajn në odën e tyre.
“Patëm nderin që mbrëmë në odën tonë të mirëpresim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me kolegë deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatin për deputet, Ukë Blakaj,” shkroi ai.
Haradinaj në këtë rast e nderoj z. Isuf Blakaj me medalje “Me besim në zot, atdhe e shtet”.