Real Madridi është shumë afër që të kthehen në formën më të mirë, kështu ka deklaruar trajneri Carlo Ancelotti.
Skuadra madrilene ka 12 pikë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa iu nevojitet një fitore ndaj Brest për të pasur shpresë që të kualifikohet direkt në 1/8 e finales.
Reali ka shënuar katër fitore radhazi që prej humbjes demoluese nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës, me Ancelottin që beson se “Galaktikët” thuajse janë në formën më të mirë.
“Nuk jemi ende në nivelin më të mirë, por afër. Të gjithë e dinë saktësisht se çka duhet bërë dhe si të përmirësohemi si grup”.
“Kontributet individuale gjithashtu janë të mira. Mbappe sigurisht, por nuk mund të harrojmë Rodrygon, Bellingham dhe Vinicius Junior. Kjo të jep më shumë qetësi në mendje”.
Ancelotti gjithashtu dha lëvdata për Mbappen, i cili ka shënuar 21 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.
“Mbappes iu nevojit kohë për t’u adaptuar, por është në formë të mirë. Shumë i motivuar. Po shijon të luajë me bashkëlojtarët dhe ne po e shijojmë atë”.
Përballja mes Realit e Brestit do të nis me fillim nga ora 21:00.