970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, lajmërohen nga Komuna e Skenderajt

Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, lajmërohen nga Komuna e Skenderajt

Përfaqësues të Komunës së Skenderajt i kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun se të hënën ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetaren e Telegrafit, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku këto akuza i quan shpifje.

“Këto janë shpifje, besoj që shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dal me një reagim”, kanë thënë ai përmes telefonit.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, ia ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin ndaj tij.

Ndryshe, LVV ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.

Related posts