970×90
970×90

Kryetari i Junikut, Shehu: Po angazhohemi për fuqizimin e grave çdo ditë

Kryetari i Junikut, Shehu: Po angazhohemi për fuqizimin e grave çdo ditë

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka mbajtur një takim të rëndësishëm me Forumin e Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Junik. Në këtë aktivitet, ai u shoqërua nga kandidatët për deputetë të LDK-së, Besa Gaxherri dhe Demokrat Ganijaj, ku u theksua rëndësia e fuqizimit të rolit të grave në shoqëri, shkruan Gazeta Projekti.

Në deklaratën e tij, Shehu u shpreh se duhet të bashkohemi për ndryshimin e radhës

“Po angazhohemi për fuqizimin e grave çdo ditë! Është koha të bashkohemi dhe të punojmë për një të ardhme më të barabartë dhe mundësi më të mira. Le të bëjmë ndryshimin që meritojmë!”

Me këtë rast, u bë thirrje për bashkëpunim dhe veprim të përbashkët për avancimin e pozitës së grave dhe krijimin e mundësive të barabarta. Takimi u shoqërua me sloganin “Bëhu Ndryshimi”, duke theksuar nevojën për ndryshim pozitiv.

Shehu për thirrje të votohen edhe kandidatët

Lumir Abdixhiku (nr. 1)

Armend Zemaj (nr. 17)

Besa Gaxherri (nr. 27)

Fadil Hadergjonaj Bjeshka (nr. 37)

Hysen S. Cekaj (nr. 80)

Zeqir Gjukaj (nr. 83)

Demokrat K. Ganijaj (nr. 109)

Related posts