
Gjenerali Fadil Hadergjonaj i ftuar në “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, ka shpalosur detaje se si e kishte ndjerë se Kosova nuk mund të çlirohej pa luftë.
Ai thotë se ushtarakët përgatiten për luftë por më së paku e duan luftën, marrë parasysh pasojat.
“Ushtarakët përgatiten për luftë e më së paku e duan luftën për arsye se i njohin pasojat dhe çfarë sjellë lufta. Kudo lufta sjell shkatërrim, vuajtje, tmerre, vrasje, mizori. Mirëpo lufta çlirimtare sjelli liri. Ne kemi qenë pothuajse të vetëdijshëm se një ditë ne do të duhej, pavarësisht rrjedhave dhe zhvillimeve sepse ne jetojmë në Ballkan dhe me armikun të cilin e kishim, është e pamundur që gjithçka të arrihet me dialog. Ne po e shohim edhe tani, 25 vite pas luftës se çfarë po arrijmë me dialog. Ishte më se e qartë. Momenti më i duhur. Politika e kohës, intelektualët e kohës në krye me presidentin Rugova e kanë bë një vlerësim vërtetë të jashtëzakonshëm.
Ka pas tendenca, pa pas kërkesa që lufta, pasi që destabilizimi i Jugosllavisë ka fillu në Kosovë dhe me Kosovën. Ishte kërkesë që edhe lufta të fillojë në Kosovë, por mençuria e elitës politike dhe intelektuale të kohës ka arrit që të mos jemi e para. Ka qenë vendim i drejtë sepse në kohën kur ne kemi kërku të drejtat tona si popull e kemi pas një Jugosllavi të tërë armiqë, këtu kanë qenë sllovenët, kroatët, boshnjakët, malajzezët, maqedonët, të gjithë”, deklaroi Hadergjonaj.p
Kujtojmë që Fadil Haderegjonaj është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mban numrin 37.