
Kandidati i AAK-së me nr 37 në listë, sipërmarrësi Ukë Blakaj, po vazhdon fushatën e tij në Gjermani. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarët e strukturave të Degës së AAK-së në Baden-Württemberg, ku është diskutuar mobilizimi për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Projekti.
Blakaj ka shprehur mirënjohje për kryetarin e degës, Pleurat Berisha, koordinatorin për diasporën, Can Tahiri, si dhe për të gjithë anëtarët dhe aktivistët që janë angazhuar për mbështetjen e Aleancës në këtë rajon. Ky mobilizim tregon përkushtimin e partisë për të përfshirë diasporën në procesin zgjedhor dhe për të siguruar një mbështetje të gjerë për kandidaturën e tij.