Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pa opozitën dialogu me Serbinë mund të dështojë.
“Pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pa forcat politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe ky proces i dialogut nuk mund të jetë i suksesshëm”, ka thënë Haziri në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.
Sa i përket vazhdimit të dialogut, Haziri ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po e shfrytëzon mekanizmin kushtetues dhe sipas tij ky mekanizëm kushtetues i jep legalitet.